Kate Moss zgjedh fshatin për të jetuar

06/10/2010 14:00

Kate Moss planifikon të shpenzojë për një shtëpi në pjesën jugperëmdimore të Anglisë për të jetuar me vajzën 7 vjecare Lila Grace dhe të dashurin Jamie Hince.

“Ka shumë dëshirë të jetojë një jetë të shëndoshë pasi është e shqetësuar për shëndetin e vajzës”, thotë një burim për “Daily Star”. Kate ka shënjestruar fshatin Golantz për të kaluar sa më shumë kohë larg zhurmës londineze.

“Aty do ketë edhe më shumë vend për miqtë e saj”, shton burimi anonim. Pak kohë më parë, Kate dhe Jamie tentuan të blinin një shtëpi në Bigbury, por oferta e tyre prej 5 milionë stërlinash u refuzua.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA