Emma Stone do të luajë në Spiderman

06/10/2010 15:30

Emma Stone do të jetë protagonistja femërore e filmit më të fundit mbi Spiderman, por ndryshe nga pritshmëritë nuk do të ketë rolin e të fejuarës historike të Peter Parker, Mary Jane Watson, por atë të Gwen Stacy, dashurisë së tij të parë.

Filmi në fakt do të çojë historinë prapa në kohë kur Peter Parker ishte në lice.

Filmi, në 3D, do të drejtohet nga Marc Webb me një skenografi të James Vanderbilt, regjistrimet do të fillojnë në dhjetor dhe dalja në treg është parashikuar për në 3 korrik 2012.

Top Channel