Britani, Cameron u drejtohet qytetarëve

06/10/2010 17:30

Kryeministri britanik David Cameron ka deklaruar se qeveria e tij do të punojë për të ndërtuar një vend për njerëz të zotë.

Deklaratën Cameron e bëri gjatë një fjalimi të mbajtur në konferencën parë të partisë së tij që kur u bë kryeministër.

Duke u përpjekur të përvijojë vizionin e tij lidhur me debatet mbi përfitimet e fëmijëve dhe lidhur me shkurtimet e shpenzimeve, ai u ka bërë thirrje britanikëve që të bashkohen, “pasi vendi ka nevojë për ju”.

“Shkurtimet do të jenë të forta, por nuk kishte rrugë tjetër. Por ju garantoj se brenda pak vitesh shpërblimi do të ndihet nga të gjithë në vendin tonë”, ka pohuar Cameron.

Ndër të tjera kryeministri ka falenderuar votuesit që i dhanë partisë së tij një shans, pas disfatave të regjistruara në tre zgjedhje rresht.

“Ju na dhatë neve një mundësi dhe ne do të punojmë shumë për t’ju provuar se keni bërë zgjedhjen e duhur”, ka shtuar Cameron.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA