Topi: Më shumë mbështetje për drejtësinë

05/10/2010 11:45

Presidenti i Republikës Bamir Topi kërkoi më shumë mbështetje për sistemin e drejtësisë, që herë pas herë përflitet me ose pa të drejtë.

Duke folur në prezantimin e qendrës së Dokumentacionit, kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Topi deklaroi se kjo strukturë do t’i lejojë publikut të marrë informacion për vendimet e gjykatave.

“Kjo qendër do t’i shërbejë politikës të referohet për deklaratat e saj. Me anë të kësaj qendre është bërë hapi i parë i transparencës për drejtësinë”, tha Topi.

Sipas tij, tani vendimet e gjykatave nuk do të jenë të mbyllura në sirtare, por publike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA