Tiziano Ferro: Jam homoseksual!

05/10/2010 21:55

Tiziano Ferro del me letra të hapura duke pranuar se është homoseksual.

Këngëtari i njohur italian “kopjon” Ricky Martin dhe deklaron publikisht se i pëlqejnë lidhjet me seksin e njëjtë. “Prej kohësh nuk ndihesha mirë dhe e kuptova se duhej të rimerrja drejtimin e shumë gjerave, që nga largimi prej miqve dhe familjes deri tek marrëdhënia me punën dhe marrëdhenia me homoseksualitetin. Pas dy viteve punë e vështirë me vehten time kam arritur në përfundimin se dua të jetoj më mirë”, shprehet Ferro në një intervistë për “Vanity Fair”.

Në vijim ai shton se pasi e pranoi se ishte homoseksual, kërkon të mos e konsiderojë më veten si një monstër. “Dyshimet e para nisën në adoleshencë. Të dashurës i thashë se më pëlqenin meshkujt. Më qeshi në fytyrë dhe më tha se nuk mund të ishte e vërtetë. Nuk arrij ta kuptoj pse të jesh homoseksual shihet si një sëmundje”, shton këngëtari.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA