Sarandon “gaboi†për martesën
05/10/2010 17:00
Susan Sarandon u nda nga Tim Robbins në muajin dhjetor pas 23 viteve bashkëjetesë dhe ajo është cuditur shumë nga tronditja që ka shkaktuar tek njerëzit ndarja e saj.
“Njerëzit më ndalonin në rrugë dhe më thoshin se kishin qarë me të marrë vesh lajmin”, shprehet aktorja amerikane. Susan u martua për herë të parë me shokun student Chris Sarandon në vitin 1967 dhe u divorcua pas 12 viteve dhe ajo vendosi të mos i zyrtarizonte më lidhjet e ardhshme sepse sipas saj, bashkimi me një njeri mund të jetë i fortë edhe pa martesë.
Por tani nuk është shumë e sigurt për këtë. “Unë mendoj se nëse nuk martohemi nuk e shohim njëri-tjetrin si garanci”, shton Sarandon.
Top Channel