Opozita rinis protestat

05/10/2010 15:55

Data 18 tetor do të shenoje ditën e rifillimit te protestave masive të opozites me qëllimin për të larguar qeverinë aktuale të kryeministrit Berisha. (UPDATE)

Te mbledhur jo pa qellim ne seline e G99 e vendosur perballe shtepise se kryeministrit, kreret e opozites kane cilesuar si te domosdoshem kete aksion politik qe sipas tyre eshte forma e vetme permes se ciles mund te diskutohet me ate qe e quajten kabineti i kapur nga mafia.

“Qeveria tregon nga dita në ditë që është qeveria më e korruptuar në rajon. Flitet për një qeveri mafioze dhe si e tille ajo duhet te largohet”, tha kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi.

“E konsiderojme gjendjen shume te rende kemi presion te madh nga opinioni publik qe te nisim revolta masive dhe do te nisim protestat ne rrethe, ne te gjitha qendrat urbane dhe pastaj te kthehemi per te vendosur daten e nje proteste masive ne Tiranë”, tha kreu i Partisë “Ligj dhe Drejtësi”, Spartak Ngjela.

Opozita do t’i rikthehet protestave masive rreth 5 muaj pasi vendosi mbylljen e greves se urise, e cila i hapi dyert negociatave mes paleve. Negociata qe megjithate nuk prodhuan nje zgjidhje politike pavaresisht takimeve apo nderhyrjeve te nderkombetareve , te cilat sherbyen me shume per retorike poltike e mediatike sesa per nje zgjidhje te vertete te krizes.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA