Një piano “shqiptare” në Kosovë

05/10/2010 19:05

Gjendemi ne Gjakove, qyteti në perëndim të Kosovës, në kufirin ndarës Kosovë-Shqipëri, e njohur për të kaluarën e saj kulturore dhe rolin e padiskutueshëm gjatë lëvizjes kombëtare të Lidhjes së Prizrenit.

Mëhalla e Hadumit me tregun e vjetër dhe ndërtesa themeluese e Gjakoves aktuale, Xhamia e Hadumit kane qene dha vazhdojne te jene zemra e funksionimit ekonomik. Por objektivi yne eshte diku gjetke, ne qytetin e tregetise dhe artizanateve. Shkolla  e Muzikës “Prenk Jakova” këtë vit ka hapur dyert për 230 nxënës të nivelit te ulet dhe 30 te tjere te nivelit te mesem.

Ne ambientet e bukura arsimohen nxenesit, te cilet ushtrojnë talentin e tyre në instrumente dhe drejtime te ndryshme, njeri prej tyre eshte pianoja. 32 vjet pas ndertimit te shkolles, kompozitori nga Gjakova  Rauf Dhomi u dhuron ketyre femijeve  kete instrument qe pervec vjetersise ka edhe nje histori te vecante. Frok Seli, nje prej miqve te vjeter te kompozitorit, qe aktualisht meson femijet si t’i bien klarinetes kujton momentin kur pianoja hyri ne fondin e instrumentave te shkolles, atehere kur auditoret e saj gjendeshin perkrah kesaj ndertese, ne objektin e vjeter.

Ai thekson se pianoja eshte dhuruar ne vitin 2005. Per te mesuar mbi vlerat e verteta te instrumentit qe në muzikën perëndimore perdoret për  performance solo, muzike dhome, kor e shoqërim, ne Golem te Durresit, takojme dhuruesin e saj Rauf Dhomi, qe jeten e tij  prej origjines nga qyteti bregdetar e ka ndare  mes  Shqiperise e Kosoves. “E kam blere ne shkolle te mesme. Eshte nje instrument vjenez”, pohom ai.

Nje objekt jo portativ, pianoja ne fjale, e blere prej Dhomit, u be instrument familjar. E ndërtuar me skelet druri, dy tela për notë, me ngjyrë të kundërt me pianot e sotme, kompozitori kujton se ne vitet ‘72 mbi tastieren e saj nisi te hidhte notat e operas se pare ne Kosove “Goca e Kacanikut” bazuar ne novelen e rilindasit kosovar Milto Sotirgurra.

“Mbaj mend se tingulli qe leshonte pianoja ishin si te orkestres dhe nuk krahasoheshin me ate te pianinos”, shton ai. Ne fakt opera me dy akte e tri tablo, nuk u shfaq asnjehere si veper teatrale muzikore ne Kosove. Ne vitin ‘79 Shqiperia u be promovuese e saj dhe nje koncert instrumental ne ambientet e ish Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve ne Tirane. Pianoja i ka bërë muzikantet e medhenj si Vivaldi, Beethoven, Mozzart apo Chajchovski, te krijojnë vepra të mrekullueshme muzikore, nje te tille e gjetem ne Gjakove qe me pergjegjesine e saj e lejoi Dhomin te prodhojë nota te paharrueshme e qe ne krijimtarine e tij te bollshme i qendroi besnik vetedijes kombetare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA