Largimi i deputetit të Qarkut të Shkodrës, Paulin Sterkaj, nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, vërtet ka kaluar pa deklaratë publike nga ana e përfaqësuesve të PD-së, por nga ana tjetër duket se e ka nxitur kryeministrin Berisha të dëgjojë problemet që kanë deputetët demokratë në zonat që ata përfaqësojnë.
Kështu burimet bëjnë të ditur se në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PD-së, disa nga deputetët e PD-së kanë shprehur shqetësimet për probleme të zonave të tyre.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Paulin Strekaj, deklaroi se ai largohej nga grupi parlamentar i PD-së sepse aty nuk kishte hapësirën e duhur për të shprehur qëndrimet e tij.
Sipas deputetit të Shkodrës, ishte e vështirë që në këtë grup parlamentar të dëgjoheshin pretendimet e deputetëve dhe sipas Sterkajt, edhe në rast se kjo ndodhte, këto probleme nuk gjenin një zgjidhje.
Po kështu edhe deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Oketa, është shprehur në një intervistë televizive se gjatë mandatit të parë qeverisës të PD-së ka pasur më shumë diskutime brenda dyerve të grupit parlamentar, diskutime të cilat sipas Oketës në këtë mandat janë zbehur paksa.
Top Channel