Lesi: Të ikin ministrat e akuzuar

05/10/2010 16:15

Kryetari i Lidhjes Demokristiane të Shqipërise, Nikollë Lesi, aktualisht zevendësministër i Kulturës, kerkoi largimin e ministrave te akuzuar nga opozita edhe pse ende nuk eshte provuar vertetesia e tyre.

“Prokuroria e Përgjithshme të nisë arrestimet majtas dhe djathtas. Të hiqet imuniteti për gjithë deputetet dhe gjyqtarët”, tha Lesi.

Lesi deklaroi se prokuroria jo vetem duhet te nise hetimet, por duhet te arrestoje te gjithe te implikuarit nese vertetohen si te tille, pavaresisht pozicionit te tyre politik, si edhe ka kerkuar heqjen e imuniteteve per te gjithe deputetet.

Lesi thote se edhe nese arrestohen njerez te veshur me pushtet, Shqiperia nuk do te pesoje destabilitet politik.

Top Channel