KLD, prezantohet qendra e dokumentacionit
05/10/2010 10:55
Është prezantuar sot në kryeqytet qendra e re e dokumentacionit e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Numri dy i këtij institucioni, Kreshnik Spahiu e ka cilësuar projektin në fjalë si jetik për transparencën e gjyqësorit ndaj qytetarëve.
“Projekti është shumë i rëndësishëm. Ai ka si qëllim rritjen e transparencës ndaj publikut. Qendra do të mbledhë vendimet e gjykatave dhe do të verifikohet transparenca”, ka deklaruar Spahiu.
Nënkryetari i KLD-së ka shtuar më tej se drejtësia duhet të jetë asnjëanëse në gjykimet e saj.
Top Channel