I detyruar nga trysnia ndërkombëtare dhe presioni i palestinezëve për braktisje të tryezës së bisedimeve për paqe, Izraeli duket se do të zgjasë moratoriumin që ndalon ndërtimet hebraike në Bregun Perëndimor.
Lajmi njoftohet nga mediat izraelite të cilat shtojnë se kryeministri Netanjahu pritet të thërrasë brenda pak ditëve kabinetin e tij për të vendosur zgjatjen 60 ditore të moratoriumit që ndalon ndërtimet izraelite në Bregun Perëndimor.
Mendohet se rol të fuqishëm në këtë vendim të Netanjahut ka patur Uashingtoni i cili në përpjekje për të mos hedhur në erë proçesin e bisedimeve për paqe mes palestinezëve dhe Izraelit, ka kërkuar vendimim për zgjatjen e moratoriumit para takimit të Ligës Arabe që do të mbahet këtë fundjavë ne Libi.
Top Channel