Douglas: Udhëtim rreth botës pas kurimit

05/10/2010 16:35

Michael Douglas, Catherine Zeta-Jones dhe 2 fëmijët e tyre do zhvillojnë një xhiro të gjatë nëpër botë pas kurimit të aktorit nga sëmundja e kancerit.

“Vetëm pasi të kaloj këtë moment, unë dhe Catherine mendojmë t’i shkëpusim fëmijët për një vit nga shkolla dhe të udhëtojmë në gjithë botën. Tajlandë, Vietnam, Zelandë e Re, Afrikë e Jugut janë disa nga vendet e planifikuara”, shprehet Douglas.

Ai shton se do ta kalojë të gjithë jetën e mbetur me njerëzit më të afërt. Aktori 66 vjecar ka edhe një djalë 31 vjecar të quajtur Cameron, i cili ndodhet në burg ku do vuajë 5 vjet heqje lirie për posedim droge. “Gjatë martesës time të parë, karriera ishte gjëja më e rëndësishme por tani e kuptoj se kam gabuar. Cameron po kalon një moment shumë të vështirë”, shton Douglas.

Top Channel