Brazil, zgjedhjet, vendi në balotazh

05/10/2010 04:00

Autoritetet braziliane shpallën rezultatet e plota të raundi të parë të zgjedhjeve për president.

Sipas autoriteteve kandidatja e partisë që qeveris vendin, Dilma Rusef, mori 46.9 përqind të votave e ndjekur nga kandidati tjetër, ish-kryetar bashkie në Sao Paolo, Hoze Serra me 32.31 përqind.

Megjithatë me këtë rezultat brazilianët duhet të drejtohen sërish tek kutitë e votimit për të përcaktuar presidentin e tyre në raundin e dytë, ku kanë mbetur kandidatë vetëm Rusef dhe Serra.

Sipas legjislacionit brazilian, zgjedhja e presidentit kërkon 50 përqind plus 1 votë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA