Akuzat, Prokurorja: Po punojmë

05/10/2010 15:40

Edhe Presidenti i Republikës i bashkohet zërave që kërkojnë transparencë nisur nga akuzat më të fundit të politikanëve kundrejt njëri-tjetrit.

Ina Rama, e propozur nga Bamir Topi, të cilën Sali Berisha e cilësoi “Silvia Konti shqiptare”, thotë se Prokuroria po punon.

“Ju siguroj që prokuroria është duke bërë punën e saj që duhet të bëjë në këtë moment, është duke vlerësuar cdo informacion për kryerjen e një vepre penale dhe sigurisht është duke zbatuar të gjitha procedurat ligjore aty ku ne gjejmë vend për të filluar një procedim. Në të gjitha rastet, ku ka vend për të nisur një procedim, prokuroria do t’i nisë ato. Prokuroria është në pozicionin e saj institucional dhe kushtetues, është duke bërë në mënyrë të pavarur detyrën e saj kushtetuese”, tha Rama.

Po a ka në Shqipëri asete të mafias apo të krimit të organizuar? Kryeprokurorja nuk e përjashton si mundësi, por tregohet tepër e kujdesshme në atë që thotë:

“Potencialisht duhet të ketë, por përderisa nuk kemi gjëra konkrete për të folur është e kotë që unë të jap një përgjigje që nesër të instrumentalizohet”, tha Rama.

Presidenti dhe Ina Rama, bashkë me njerëz të tjerë të lartë të drejtësisë morën pjesë në përurimin e Qendrës së Dokumentacionit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Qendra do të do të krijojë një bazë të dhënash me të tëra vendimet e gjykatave shqiptare, të konsultueshme në Internet, që nga viti 2001 për ato gjykata që i kanë dixhitalizuar ndërkaq vendimet e tyre dhe nga vitit 2010 për gjykatat e tjera. Kjo mendohet se do të ndikohë në njejësimit të praktikave dhe në rritjen e transparencës përkundrejt publikut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA