Kreu i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës kritikoi qëndrimin e opozitës në Parlament, ndërsa shprehu shqetësim për një përkeqësim të gjendjes.
Presidenti i Asamblesë, Mevlut Çavushoglu, duke folur në një konferencë për shtyp për mediat në Strasburg, tha se deputetët janë të zgjedhurit e popullit, e si të tillë duhet të jenë prezentë në Parlament.
Çavushoglu foli edhe për çështjen e shumëdebatueshme të hapjes së kutive, duke thënë se zgjidhja më e mirë është dhënia e opinionit nga Komisioni i Venecias, por sipas tij kërkesa për shprehjen e komisionit duhet bërë nga Gjykata Kushtetuese të Shqipërisë.
Sipas Çavushoglut, nuk mundet që Këshilli i Europës t’i drejtohet vetë Komisionit të Venecias për zgjidhjen e konfliktit politik në Shqipëri.
Top Channel