Talebanët infiltrohen në ushtrinë afgane

04/10/2010 17:00

Një ish-zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se guerrilasit talebanë janë infiltruar në radhët e ushtrisë dhe policisë afgane.

Doktor Antonio Maria Costa, ish-drejtor i Zyrës së OKB për Drogën dhe Krimin, ka deklaruar se celulat e fjetura të talebanëve kanë depërtuar në radhët e forcave të sigurisë.

Sipas tij, ata kanë kryer disa sulme dhe po planifikojnë atentate të tjera ndaj trupave të koalicionit ndërkombëtar, të udhëhequr nga SHBA.

Deklarata e Costa vjen në një moment kur trupat e NATO-s po përgatiten për t’ua dorëzuar kontrollin e vendit forcave afgane të sigurisë në vitin 2014.

Por një zëdhënës i trupave të koalicionit ka deklaruar se, infiltrimi i talebanëve në ushtri është një problem që haset rrallë dhe se ushtarët afganë janë besnikë.

Top Channel