SHBA, popullariteti i Obama ngrihet me 1 pikë
04/10/2010 17:20
Popullariteti i presidentit amerikan Barack Obama është ngjitur me një pikë, duke arritur kuotën 45 për qind. Kështu thotë një sondazh i Gallup.
Muajin e kaluar kuota ishte 44%. Popullariteti i Obama vazhdon të jetë i lartë mes popullsisë me ngjyrë, 91%, mes demokratëve, 79% dhe liberalëve 75%.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë gëzon gjithashtu mbështetjen e të rinjve, 57%, të hispanikëve, 55% dhe të të moderuarve, 54%.
Ndërkohë, ka rënë popullariteti i tij në radhët e të pavarurve, si dhe tek republikanët, duke prekur minimumin historik prej 12%.
Top Channel