Rama: Të gjithë në protesta

04/10/2010 15:40

Në një takim të shoqatës për autonominë vendore, kryetari i Bashkisë së Tiranes Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë kryetarëve të bashkive dhe komunave të mobilizohen në protesta për të mbrojtur interesat e komunitetit të tyre.

“Është koha që të gjitha bashkitë dhe komunat që mbrojnë interesat e qytetarëve, të shprehin ambicjen e komuniteteve për një jetë cilësisht më të mirë ku do të angazhohen në një lëvizje të madhe sensibilizuese dhe protesta në të gjithë territorin e Shqipërisë”, tha Rama.

Duke e cilesuar bisnesin si motor te ekonomise ne vend ,Rama tha se tashme ky motor po shuhet. Vendimet antikushtetuese te qeverise kane renduar barren ndaj biznesit dhe kane zbrazur arken e pushteteit vendor duke i sherbyer vetem atyre qe qendrojne afer  oborrit te pushtetit.

“Tanimë kriza ekonomike nuk është as duke trokitur dhe as duke kapërcyer pragun e derës. Kriza është duke u ulur në cdo tryezë të familjeve shqiptare që nuk janë të lidhura me oborrin e pushtetit”, tha Rama.

Sipas tij, kjo qeveri ka mungese vizioni dhe nuk ka asnje plan per ekonomine e vendit, pasi brenda 5 viteve ka nderhyre 60 here ne sistemin fiskal. “Ndaj ne mbrojtje te qytetareve duhet te mobilizohemi ne protesta ne mbare vendin”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA