Henry, “lepri” i Gërdecit

04/10/2010 15:10

Ish- kreu i MEICO-s, Ylli Pinari flet në gjykate pas depozitimit si prova shkresore të komunikimit përmes e-maileve me Patrik Henrin.

I pandehuri deklaroi se perzgjedhja e kompanise SAC nuk ka qene i paramenduar sikurse pretendon prokuroria. ‘Une kam komunikuar normalisht me Patrik Henrin, – tha Ylli Pinari, – dhe nuk kam qene i vetmi , ai ka komunikuar edhe me te tjere qe japin leje per procesin e demontimit”. Ylli Pinari hodhi dyshimet e tij se keto e-maile mund te jene manipuluar.

Nderkohe pas depozitimit te provave shkresore foli edhe i pandehuri Dritan Minxolli. Ai pyeti prokuroret e ceshtjes se kush jane pronaret e vertete te fabrikes se Gerdecit dhe se si eshte e mundur qe prokuroria dy dite pas tragjedise  arriti ne konkluzionin se njeri prej tyre, kreu i ‘Albademil’ duhej ndaluar dhe tjetri duhej respektuar.

I pandehuri i cilesoi keto hetime si keshtjelle rere, brenda te ciles sipas Minxollit fshehu lepurin patrik. Minxolli shtoi se kompania “Albademil” u krijua vetem me kerkese te Patrik Henrit qe sipas Minxollit nuk ia imponoi askush kete sipermarrje.

I pandehuri kerkoi te dinte se nga gjithe ai volum i depozituar si prova shkresore per cfare e akuzon konkretisht prokuroria , por disa here ai u nderpe nga gjykata per shkak te tonalitetit te fjales se tij

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA