Golem, riaktivizohen tubacionet ndotëse

04/10/2010 14:50

Fundi i sezonit turistik i ka dhënë fund edhe frikës së subjekteve, një pjese e të cilave e ndëshkuar me gjoba të majme për ndotjen detare.

Tubacionet e derdhjes se ujerave te zeza ne det jane riaktivizuar pothuajse per gjate te gjithe vijes bregdetare nga sektori i Plepave ne plazhin e Durresit e deri ne Golem. Pas aksioneve te ndermarra nga Ministria e Mjedisit ne bashkepunim me komunat gjate muajit gusht, ne kulmin e sezonit turistik gjithcka i eshte rikthyer situates se meparshme.

Tubacionet jane lehtesisht te dukshme dhe pse nje pjese e tyre jane te maskuara. Mungesa e rrjetit te kanalizimeve dhe kosto e larte e terheqjes se ujerave te zeza nga gropat septike me autobote ka bere qe serish shumica e subjekteve qe operojne ne keto zona bregdetare, por edhe e familjareve te shfrytezojne Adriatikun si nje vend-depozitimi pa shpenzime per to.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA