Pas akuzave të opozitës, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka reaguar përmes një deklarate për media të zëdhënëses së saj.
“Persëris se ministrja Bregu ka deklaruar cdo të ardhur dhe pasuri sipas ligjit dhe cilido qytetar, politikan apo gazetar mund ta vërtetojë këtë në Inspektoriatin e Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të pasurive”, thuhet në deklaratë.
“Ministrja Bregu nuk ka as edhe një metër katror shtëpi më shumë nga ç’ka deklaruar në deklaratën e pasurisë ndër vite dhe për këtë ajo mban përgjegjësi ligjore”, vijon deklarata.
Pas kësaj, ministrja Bregu akuzon kryetarin e PS, Edi Rama se, “ai mashtron ligjërisht e publikisht për pasurinë e tij, që shpërndan 100 milionë euro nën emrat e partnerëve të tij dhe që vjedh paturpërsisht taksat e qytetarëve të Tiranës për t’ía shpërndarë përsëri tek rrethi i ngushtë i ndërtuesve krah tij”.
Top Channel