Brazil, balotazh për presidencialet
04/10/2010 08:40
Kandidatja e partisë së presidentit aktual të Brazilit, Lula, Partido dos trabalhadores (Pt), ka qënë më e votuara në zgjedhjet e djeshme por ajo duhet të shkojë në balotazh.
Dilma Rousseff nuk e ka kaluar shifrën 50 % duke marrë 2-3 pikë më pak së kuota që e lejon të bëhet presidentja e re e vendit. Në balotazh Rousseff duhet të përballet me socialdemokratin Jose Serra.
Rezultatin më të dobët e ka arritur Marina Silva nga Partia e Gjelbër me 20 %. Ndërkohë, për t’u vecuar ngelet fakti se ish sulmuesit e kombëtares së Brazilit, Romario dhe Bebeto janë zgjedhur deputetë.
Top Channel