Felaj: Bregu para drejtësisë

02/10/2010 16:45

Partia Socialiste ka kërkuar daljen përpara drejtësisë së ministres së Integrimit, Majlinda Bregu.

Nëpërmjet deputetes Ermonela Felaj, selia rozë theksoi se ministrja është e implikuar në bizneset e mafies.

“Ne e pyetëm zonjën Bregu për lidhjet e saj me korrupsionin dhe botën e mafies, por ju zonja Bregu nuk u përgjigjët. Tani jemi ne që ju themi largohuni, ikni, fshihuni në shtëpinë e padeklaruar dhe përgatituni për t’u përballur me drejtësinë. Dje ministrja jo vetëm nuk u distancua nga Angelo Prudentino, por e mbrojti atë si një njeri të pastër, duke konfirmuar kështu se edhe ajo vetë është e përfshirë. Sa për dijeni Angelo Prudentino është as më shumë dhe as më pak sesa biri i njërit prej krerëve të njërës prej organizatave më të mëdha kriminale ‘Sacra Corona Unita’”, është shprehur Felaj.

“Fakti që paratë e këtij soji kanë hyrë në Shqipëri dëshmojnë qartë se mbara zonjave Bregu të lojrave të fatit qëndron pushteti i kalbur deri në palcë i Sali Berishës”, theksoi Felaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA