Librat e historisë me të cilët mësojnë nxënësit serbë të Kosovës përmbajnë fakte të pavërteta dhe të mbushura me urrejtje etnike.

Konstatimi është bërë nga Komisioni i pavarur i për rishikimin e programeve shkollore, i cili thekson se tekstet shkollore duhet të hartohen në bazë të pakos “Ahtisari”.

Sipas komisionit, tekstet nuk përmbajnë barazi etnike dhe i cilësojnë shqiptarët si barbarë që kanë ushtruar genocid ndaj popullsisë serbe.

Gjithashtu, në pjesën e vetme kushtuar ilirëve, që përbëjnë zanafillën e historisë së Ballkanit, ata cilësohen si grabitqarë.

Komisioni ka deklaruar se do ta trajtojë me vëmendje këtë cështje, derisa të shkruhen tekste të reja të cilat përmbajnë të dhënat e duhura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA