Rama: Mirëpresim Stërkajn në PS

01/10/2010 13:15

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama përshëndeti largimin e deputetit Paulin Stërkaj nga gjiri i mazhorancës.

Sipas Ramës, Stërkaj ka treguar kurajo dhe nuk duroi situatën e gënjeshtrave dhe të grabitjeve në oborrin e pushtetit.

“Ka njerëz që janë lënë jashtë oborrit apo kanë qëndruar jashtë tij që e kuptojnë se si janë realisht punët. Shpresoj që të ketë edhe të tjerë deputetë që do ta kuptojnë sa më parë situatën”, tha Rama.

Kreu socialist shprehu gatishmërinë për ta mirëpritur deputetin Stërkaj në rast se ai do të kërkojë të hyjë sërish në grupin parlamentar socialist.

“Nuk ka përjashtime të përjetshme dhe nuk ka gabime të pashlyeshme”, tha Rama për Stërkajn, një ish-deputet socialist, që u përjashtua disa vite më parë pasi votoi në favor të zgjedhjes së presidentit Bamir Topi në parlament, në një kohë kur mazhoranca nuk i kishte numrat e nevojshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA