Konsultimet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë vazhdojnë pasi partitë ende nuk po bien dakord për datën e mbajtjes së tyre.

Sipas mediave lokale, një marrëveshje nuk u arrit as në takimin konsultativ të zhvilluar dje mes kryeministrit Hashim Thaci dhe ish-presidentit Fatmir Sejdiu.

Partitë, shkruan gazeta “Express”, pranojnë se në situatën e krijuar pas dorëheqjes së Sjediut zgjedhjet janë të pashmangshme.

Por ato ndahen për shkak të afateve dhe për shkak të dilemave mbi kapacitetet e KQZ-së për organizimin e një procesi të mirëfilltë zgjedhor.

Top Channel