
Kriza që ka përfshirë institucionet e Kosovës pas dorëheqjes së presidentit Sejdiu ka detyruar kryeministrin Hashim Thaci që t’i kërkojë ndihmë partisë opozitare AAK.
Kështu shkruan e përditshmja “Zëri”, sipas të cilës Thaci ka kërkuar nga AAK mbështetje për bisedimet me Serbinë dhe në këmbim ka ofruar ndihmë financiare për mbrojtjen e Ramush Haradinajt në Hagë.
Sipas burimit, kreu i ekzekutivit, që ditën e djeshme kërcënoi me dorëheqje, ia ka drejtuar ofertën e tij nënkryetarit të parë të AAK-së, Blerim Shala disa ditë më parë.
Burimet shtojnë më tej se Thaci i ka premtuar Shalës një ndihmë financiare prej 1 milion eurosh për kryetarin Haradinaj, nëse AAK do ta mbështesë qeverinë e tij për dialogun me Beogradin.
Top Channel