Greqi, kamionistët i japin fund grevës
01/10/2010 09:05
Sindikatat e kamionistëve në Greqi kanë vendosur gjatë natës që të ndërpresin grevën që zgjat prej 18 ditësh.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat greke, sipas të cilave vendimi u mor nga liderët e protestës pas një takimi me ministrin për Zhvillimin Ekonomik.
Megjithatë, saktësojnë burimet, vendimi duhet të ratifikohet edhe nga asambleja bazë.
Greva e gjatë e kamionistëve i ka shkaktuar shtetit grek 1.5 miliardë euro dëme dhe ka paralizuar industrinë dhe tregtinë.
Top Channel