Dodik: Pas 15 vjetësh Bosnja s’do ekzistojë
01/10/2010 11:15
Lideri i serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik ka deklaruar se krijimi i BeH ishte një gabim dhe se pas 15 vitesh ky vend nuk do të ekzistojë më.
Në një intervistë për “Wall Street Journal”, Dodik është shprehur se serbët e Bosnjes një ditë do të shkëputen, por në mënyrë paqësore.
“Një ditë të gjithë do ta shohin se Bosnja ka dështuar dhe kur të gjithë ta kenë kuptuar këtë nuk do të ketë nevojë për dhunë, pasi do të arrihet një marrëveshje”, ka deklaruar Dodik.
Ai ka shtuar më tej se deputetët serbë që do të dalin nga zgjedhjet parlamentare të 3 tetorit nuk do të jenë të fokusuar tek ndërtimi i Bosnjes, pasi kjo nuk është politika e tyre.
Top Channel