Ushtria, Serbia heq shërbimin e detyruar
30/09/2010 19:15
Duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm Serbia do t’i japë fund shërbimit ushtarak të detyrueshëm.
Lajmin e kanë bërë të ditur vetë autoritetet lokale, sipas të cilave heqja e detyrimit bëhet në kuadër të një plani të miratuar që në vitin 2004.
Plani në fjalë parashikon zvogëlimin e trupave ushtarake në një kontigjent më të vogël dhe profesional. Në bazë të tij, ushtria serbe do të reduktohet nga 43 mijë në 30 mijë trupa.
Rreth 30% e buxhetit të Serbisë aktualisht shpenzohet për pensionet e ish-anëtarëve të ushtrisë.
Top Channel