Sejdiu: Zgjedhjet, jo në një afat të shkurtër
30/09/2010 11:00
Fatmir Sejdiu, në intervistën e parë pas dorëheqjes së tij nga presidenti i vendit deklaron se zgjedhjet e parakohshme nuk mund të organizohen brenda një afati të shkurtër kohor.
Duke folur për BBC-në, Sejdiu deklaroi se Gjykata Kushtetuese e ka pamundësuar atë të ushtrojë postin e presidentit, ndërsa procesin e këtij organi e ka cilësuar si të cuditshëm.
Ish-presidenti Sejdiu thotë se kreu i ri i Kosovës do të zgjidhet me mandat të plotë.
Top Channel