Një model i ri ekonomie?

30/09/2010 20:05

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka kërkuar celjen e një debati kombëtar për të përcaktuar një model të ri për ekonominë shqiptare.

“Nxitja e këtij debati është shumë i rëndësishëm për ne, përderisa jemi të bindur se suksesi i një vendi është rritja afatgjatë dhe e qëndrueshme e ekonomisë”, ka deklaruar Fullani.

Gjatë një takimi me bankierë dhe intelektualë në Gjirokastër, zoti Fullani tha se modeli i ri kërkohet për shkak të pozicionit të dobët që ka akutalisht ekonomia shqiptare.

“Rritja ekonomike e mbështetur nën konsumin e nxitur nga kredia ka lënë pasoja negative në ekonomi. Borxhi është i lartë si pasojë e kësaj politike”, ka nënvizuar Fullani.

Sipas guvernatorit, modeli i ri duhet të orientohet drejt rritjes së prodhimit vendas dhe eksporteve të qëndrueshme.

Top Channel