Winslet mendon për martesën e dytë
29/09/2010 15:55
Kate Winslet, e cila kohët e fundit ka filluar të shoqërohet me modelin Louis Dowler kërkon një të ardhme të gjatë në krahët e tij.
Një mik i aktores ka konfirmuar për revistën “Grazia” se Kate ëndërron një familje të lumtur me Louis, ku nuk përjashtohen fëmijët. “Ajo është shumë e lumtur që kur janë takuar. Ai ka nxjerrë në pah anën më të mirë të Winslet”, shton burimi.
Kate është divorcuar para pak kohësh nga drejtori i filmave, Sam Mendes pas 7 viteve martesë. Aktualisht Winslet ndodhet në Chikago ku po xhiron filmin më të fundit, “Contagion”.
Top Channel