Kryeministri kosovar Hashim Thaci ka vlerësuar punën e bërë nga Fatmir Sejdiu gjatë kohës që ishte në krye të shtetit.

“Sejdiu ka meritat e veta për proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova”, ka deklaruar Thaci në mbledhjen e kabinetit të tij, e para pas dorëheqjes së presidentit.

Kryeministri e ka vënë theksin tek koordinimi mes tij dhe Sejdiut për shpalljen e pavarësisë, si dhe tek puna që ai bëri gjatë vizitës së fundit në Nju Jork.

Kreu i PDK-së ka nënvizuar se bashkëpunimi me partnerët do të vazhdojë për të konsoliduar gjithnjë e më shumë shtetin e Kosovës.

Top Channel