Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara mbështesin integrimin e vendeve të Ballkanit në BE.

“Ne jemi të angazhuara për integrimin evropian të rajonit”, ka deklaruar Clinton pas një takimi me shefen e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton.

Clinton e ka vënë theksin edhe tek bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës, duke shprehur dëshirën e SHBA që dy vendet të zgjidhin cështjet me interes të përbashkët.

“Prishtina dhe Beogradi duhet të kenë parasysh të ardhmen e tyre”, ka pohuar Clinton, e cila pas 10 ditësh do të vizitojë Ballkanin.

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe baronesha Ashton, e cila ka theksuar se shpreson që bisedimet mes palëve të fillojnë sa më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA