Transportet, KE padit Greqinë në Strasburg
28/09/2010 09:30
Komisioni Evropian ka paditur Greqinë në Gjykatën e Strasburgut, për shkak të cështjes së transporteve.
Sipas informacioneve të fundit, KE kërkon dënimin e Greqisë pasi duhet ta kishte liberalizuar kohë më parë këtë sektor.
Nëse Greqia humbet gjyqin, atëherë do të jetë e detyruar të paguajë miliona euro gjobë.
Vendimi për privatizimin e sektorit të transporteve u mor nga qeveria greke për t’i bërë ballë krizës ekonomike. Ai coi në protestat masive të kamionistëve, greva e të cilëve hyri dje në ditën e katërmbëdhjetë.
Top Channel