Dy partitë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë shprehur kundër opsionit të zgjedhjeve të parakohshme.

“LDK-ja ende nuk ka menduar për këtë proces”, ka deklaruar përfaqësuesi i partisë së koalicionit qeverisës, Eqrem Kryeziu.

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe përfaqësuesi i AAK-së Naim Maloku, i cili ka theksuar se partia e Haradinajt nuk është e gatshme për këtë hap.

Dy partitë i shprehën qëndrimet e tyre pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku u shqyrtuan disa projektligje.

Opsioni i zgjedhjeve të parakohshme doli pas dorëheqjes së Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit, pas konstatimit të gjykatës se kishte shkelur Kushtetutën.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta