
Në Kosovë vazhdohet të mbetet e paqartë se si do të veprohet pas dorëheqjes së Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit të vendit. Do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare apo subjektet politike të koalicionit qeveritar do të paraqesin një kandidat për president që do të votohej në Kuvend?
Këto janë pyetjet që gjatë së martës në Prishtinë askush nuk mund t’i përgjigjej me saktësi.
Madje ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, zoti Jakup Krasniqi i cili kishte lajmëruar se do të tregonte shumë shpejt se çdo të ndodhë, iu shmang kontaktit me mediat.
Megjithë këtë situatë konfuze ajo që u kuptuar është se po i pëlqen ta thërrasin president.
Siç njoftohet nëpërmjet një komunikatë për mediat këtë detyrë ia dorëzoi ish presidenti Sejdiu.
Sipas deputetëve të Kuvendit, ka dy mënyra për të vendosur normalitetin institucional: e para është që të votojnë një kandidat për president dhe nëse nuk arrihet të zgjidhet shefi i ri i shtetit Kuvendi do të shpërbëhej dhe Kosova do të shkontë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Në LDK thonë se janë të gatshëm për të gjitha versionet e mundshme.
“Jemi gjithmonë gati për çdo variant”, është shprehur nënkryetari i LDK-së, Eqerem Kryeziu.
Ndërsa në Aleancën Kosova e Re mendojnë se pranvera e 2011-s është koha më e përshtatshme për zgjedhje, sepse deri në atë kohë do të ndryshonte ligji.
“Kemi krijuar një grup pune që do të merret me rishikimin e ligjit i cili ka një numër të madh mangësish”, nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Makolli.
Top Channel