Lushnje, përplasen këshilltarët

27/09/2010 21:15

Kështu ka nisur mbledhja e Këshillit Bashkiak të qytetit të Lushnjes, ndërsa do të diskutohej një seri vendimesh përfshi edhe ndihma ekonomike.

Debatet nisin për shkak të mungesës së kryetarit të bashkisë Lushnje dhe kjo është bërë shkak për heqjen e disa pikave të diskutimit nga rendi i ditës.

Nga 11 pika të ardhura për shqyrtim, vetëm tre u miratuan të shqyrtohen, ndihma ekonomike, paaftësia e personave në nevojë dhe rikonstruktimi i ambjenteve të shkollave.

Këshilltarët e djathtë, kërkuan që pika të rëndësishme si analiza ekonomike e bashkisë për 8 mujorin, kalimi i klubit të futbollit në shoqëri sportive, shitja e ambjenteve të ndryshme, duhet të kishin në sallë prezent kreun e bashkisë.

Debatët ishin pikërisht në këtë pikë, pra miratimin e rendit të ditës, dhe me në fund u miratuan vetëm tre pikat me emergjente për komunitetin në nevojë dhe të tjerat, do të kalojnë për në mbledhjen e ardhshme.

Top Channel