Lohan, foto në web duke u droguar
27/09/2010 12:20
Lindsay Lohan nuk gjen paqe. Pak orë pasi u la e lirë për një garanci prej 300 mijë dollarësh, aktorja amerikane duhet të përballet tashmë edhe me skandalin e shkaktuar nga disa foto ku ajo shfaqet duke shpuar veten me shiringë.
Faqja amerikane x17online.com ka publikuar një seri fotosh ku Lohan merr drogë me shiringë. Fotot nuk janë shumë të qarta dhe mendohet se i takojnë vitit 2007, kohë kur Lohan filloi të kishte probleme të mëdha me drejtësinë amerikane.
Kjo nuk është hera e parë që Lohan duhet të luftojë me fotot ilegale sepse në vitin 2007 “News of the World” publikoi disa foto ku aktorja i kishte vënë thikën në grykë shoqes Vanessa Minnillo.
Top Channel