Rusi, “Anna flokëkuqja” ndërron zanat

25/09/2010 12:00

Anna Chapman, e njohur ndryshe si “Anna flokëkuqja”, spiunja e arrestuar nga FBI dhe e shkëmbyer me disa bashkëpunëtorë të CIA-s, ka ndërruar zanat.

E detyruar të braktisë shërbimet sekrete, Ana ka marrë pjesë në një mbrëmje të organizuar nga një e përjavshme në Moskë, e cila e kishte futur atë mes 100 grave më seksi të Rusisë.

Anna Chapman u shkëmbye me 9 korrik, së bashku me 9 spiunë të tjerë që punonin për Rusinë në SHBA, me 4 rusë që mbaheshin në burg sepse akuzoheshin se kishin bashkëpunuar me CIA-n.

Top Channel