Shania Twain libër autobiografik për jetën e saj
24/09/2010 17:25
Këngëtarja Shania Twain ka nisur punën për të hedhur kujtimet e saj në një libër autobiografik ku do rrëfejë cdo detaj të jetës.
Në këtë libër do të përfshihen edhe shumë detaje në lidhje me ish bashkëshortin Robert Lange dhe historinë e tij me Marie Anne Thiebaud që i dha fund martesës 14 vjecare.
“Ka pasur momente në jetën time kur shqetësohesha për të nesërmen që nuk mund të vinte kurrë. Kam mësuar shumë nga këto momente”, shprehet Shania.
Më tej ajo shton se cdonjeri ka nëvojë për reflektim në disa momente. “Po e shkruaj këtë libër me një respekt për të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen ku asgjë nuk është e sigurt”, shton këngëtarja.
Top Channel