Vajza e Kidman, këndon në moshën 2 vjeçare

23/09/2010 11:50

Sunday Rose, vajza e Keith Urban dhe Nicole Kidman, ka regjistruar në një studio në moshën 2 vjeçare dy këngë për fëmijët.

“Ajo i ka kënduar nga fillimi në fund”, është shprehur këngëtari “country” për të përjavshmen “People”.

“Nuk kam shkruar për Sunday në albumin tim të fundit, por ka një sens më të thellë. Jam frymëzuar me këtë ndjenjë dashurie që nuk e kisha pasur kurrë më parë dhe që jetoj falë dy vajzave të mia”, deklaroi Urban.

Top Channel