Scherzinger-Hamilton, martesë në horizont

23/09/2010 20:00

Nicole Scherzinger ndihet gati për të krijuar familje me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton, me të cilin bashkëjeton që prej vitit 2008.

“Jam tip tradicional dhe mendoj se duhet të martohem para se të kem një fëmijë. Shpresoj që një gjë e tillë të ndodhë shumë shpejt. Lewis më thotë përherë se do jem një mama e mirë dhe unë e di se ai do jetë një baba i mirë. I dua fëmijët dhe ndihem gati”, shprehet bukuroshja britanike.

Më tej ajo flet për sakrificat që bën Hamilton për ta ndjekur në cdo hap. “Eshtë shumë i ëmbël. Fluturon mijëra km për të më parë në koncert dhe ditën e nesërme niset sërish për në destinacionin ku duhet të jetë”, pohon Scherzinger.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA