Kasat fiskale, protestë pranë Medresesë

23/09/2010 08:00
Dhjetra tregtarë të tregut industrial janë mbledhur edhe mëngjesin e sotëm pranë Medresesë, në kryeqytet, për të protestuar kundër gjobave të vëna nga inspektorët e tatimeve për mungesë të kasave fiskale. 

Tregtarët thonë se nuk do të pranojnë t’u instalohen kasat, sepse sipas tyre vënia e këtyre pajisjeve është një kosto shtesë të cilën ata nuk mund ta përballojnë me të ardhurat që kanë. Një kordon me forca të policisë ka rrethuar zonën ku po ndodh protesta dhe ka bllokuar edhe qarkullimin e mjeteve. Një protestë e ngjashme ndodhi edhe pasditen e djeshme, derisa forcat e rendit ndërhynë për lirimin e rrugës, e cila u bllokua për rreth 30 minuta. Tregtarët paralajmërojnë se do t’i vazhdojnë protestat e tyre derisa qeveria të anulojë vendimin për pajisjen me kasa fiskale për ta.

Top Channel