Bundchen: Nuk e imagjinoj dot jetën pa fëmijën
23/09/2010 16:45
Modelja më e paguar në planet, Gisele Bundchen po shijon cdo moment në praninë e fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Tom Brady.
Ajo e solli në dritë fëmijën gjatë muajit dhjetor dhe tashmë që kanë kaluar vec pak muaj shprehet se nuk e imagjinon dot jetën pa fëmijën e saj.
“Më pëlqen të jem mama. Eshtë një sfidë e vërtetë pasi nuk bëhet më fjalë vetëm për veten tënde. Në jetë hyn një njeri shumë i rëndësishëm”, shprehet Bundchen.
Gisele, e cila u martua me futbollistin e New England Patriots në shkurt të vitit 2009, shton se është shumë e lumtur gjithashtu që gjeti njeriun e duhur për të lindur një fëmijë.
Top Channel