Lojë virtuale me emrin e Michael Jackson

22/09/2010 10:35

Miliona dhe ndoshta miliarda janë fansat e Michael Jackson në mbarë botën. Këtë më mirë se kushdo e kanë kuptuar njerëzit që shfrytëzojnë imazhin e ish mbretit të pop-it, duke gjeneruar të ardhura edhe pse ai tashmë ndodhet në botën tjetër.

“Planet Michael”, kështu quhet loja më e fundit virtuale që do të hidhet në treg vitin tjetër. Sipas SEE Virtual Worlds, kjo lojë nuk do përmbajë dhunë dhe në të, të gjithë admiruesit e Jackson do kenë mundësi të këmbejnë apo koleksionojnë objekte të Jackson.

Loja mund të shkarkohet falas por që tani ka ngjallur polemika pasi analistet e këngëtarit shprehen se loja i përket brezit të vogël, ndërsa fansat e tij janë të një moshe të madhe.   

Top Channel