
Kritika letrare është padyshim, zëri i munguar në letërsinë shqipe.
Ajo lëvrohet pak dhe rëndom në faqet e gazetave, në pjesën më të madhe është produkt i ndjesive subjektive dashamirëse për miqtë sesa një gjini e lëvruar nga specialistët dhe kritikët letrarë.
Për të plotësuar këtë revista Mehr Licht, me një përvojë 14 vjeçare në shërbim të letërsisë, ka rihapur konkursin e eseistikës letraro-kulturore dhe të kritikës letrare, por edhe për t’i dhënë një zë profesional revistave letraro-kulturore.
“U mendua që të bëhej një konkurs ku të mblidheshin gjithë produktet në këtë fushë që është e pazhvilluar, sidomos eseistika që lidhet me problematikën letrare, por është më e gjerë seç mendohet, sepse ka edhe kritikën letrare brenda. Do të jenë ese që trajtojnë probleme të kulturës dhe të letërsisë në përgjithësi dhe kritikë letrare e cila do të përfshijë, ç’kanë qenë prodhime letrare të vitit 2009-2010â€, është shprehur kryeredaktorja e revistës “Mehr Lichtâ€, Mira Meksi.
Ky çmim synon krijimin e nje tradite të munguar, por edhe formimin e një brezi profesionistësh në kritikën letrare.
Ndërsa esetë më të mira do të botohen në një suplement të veçantë në numrin e ardhshëm të revistës.
Top Channel