Paris, pritshmëri e lartë për Monet

20/09/2010 17:30

Priten të paktën 700 mijë vizitorë në Paris për retrospektivën dedikuar Monet, më e madhja dhe e plota e organizuar në 30 vitet e fundit.

Në faqen e www.monet2010.com, e hapur në prill, janë shitur tashmë 80 mijë bileta.

Mostra e artit do të presë 170 piktura, ndër më përfaqësueset e 60 viteve pune të Monet.

Nga brigjet e Normandisë tek stacionet e Parisit, katedralet në Venecia, mes veprave do të jetë edhe “Mëngjesi në bar” apo seria e “Ninfee”.

Top Channel